Armando Broja është kthyer në një shenjtor edhe tek Southampton. Sulmuesi kuqezi i dhuroi një javë më parë fitoren e parë sezonale në Premier League, në një sfidë ku jo vetëm goli, por ishte pa diskutim njeriu i ndeshjes. Broja u aktivizua për herë të parë si titullar dhe mjaftoi një sfidë e plotë që trajneri të bindej më në fund se Broja është efikas edhe nga minuta e parë.
Sulmuesi 20-vjeçar është përzgjedhur sërish në formacionin startues në sfidën që Southampton luan pas pak kundër Burnley e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.