Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
Spiropali bisedoi me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Spiropali theksoi se, “ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të forcës tonë qeverisëse, në Kuvendin e Shqipërisë dhe qeveri, për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”.
“I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky bashkëpunim ka pasur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, u shpreh Spiropali.