Raheem Sterling ka shqetësuar klubin dhe fansat e Manchester City me deklaratën e tij. Në një intervistë për “ Samitin e Biznesit Sportiv SHBA” , sulmuesi ka deklaruar dëshirën e tij për largim. “Nëse do të më vijë një ofertë nga ndonjë klub tjetër do të jem i gatshëm të largohem, nuk e mohoj dot këtë gjë pasi tani po shoh për një klub tjetër.”
Sulmuesi 26-vjeçar anglez gjithashtu ka shprehur preferencat e tij. “Preferoj të largohem për ndonjë klub në Francë ose Spanjë, do më pëlqente të mësoja ndonjë gjuhë të re dhe të përjetoja një eksperiencë të re në futboll larg Anglisë.”
Këto kanë qënë fjalët e Raheem Sterling të cilat kanë shqetësuar shumë drejtuesit e klubit anglez por edhe fansat gjithashtu.