Fluvoxamine, një ilaç antidepresiv mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të simptomave të rënda te pacientët e infektuar me Covid-19, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

“Fluvoxamine, një ilaç që është tashmë i disponueshëm dhe me kosto të ulët, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të Covid te personat më të rrezikuar ”, thanë studiuesit, të cilët publikuan gjetjet e tyre në revistën Lancet Global Health.

Fluvoxamine përdoret si një antidepresant dhe gjithashtu kundër çrregullimeve obsesive kompulsive. Studiuesit kryen prova në disa spitale në Brazil për të vlerësuar nëse ilaçi mund të ndihmonte në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Studimi në Brazil përfshiu një grup prej më shumë se 700 pacientësh. Këta pacientë kishin të paktën një faktor rreziku: ishin mbi 50 vjeç, pinin duhan, vuanin nga diabeti dhe nuk ishin vaksinuar.

Në këtë studim, u vlerësuan se sa pacientë nga secili grup duhej të shtroheshin në spital pas 28 ditësh ose duhej të qëndronin për më shumë se gjashtë orë në departamentin e urgjencës.

“Ky studim sugjeron qartë se fluvoxamine është efektiv, i sigurt, me kosto të ulët dhe më tepër një trajtim që tolerohet mirë te pacientët me Covid-19,” tha studiuesi Otavio Beruanger.

Megjithatë, ai vuri në dukje kufizimet e hulumtimit, pasi ende nuk dihet se sa efektiv është ilaçi në uljen e rrezikshmërisë së vdekjeve, të rasteve apo edhe shtrimit në spital.