Vaksina Pfizer/Biontech kundër Covid-19 është shumë efektive tek adoleshentët, bën me dije një studim i ri izraelit-amerikan. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Clalit dhe Universiteti i Harvardit të cilët publikun studimin në Neë England Jornual of Medicine, analizuan të dhënat mbi 94, 354 adoleshentë të vaksinuar të moshës 12 deri në 18-vjeç të realizuara në periudhën midis qershorit dhe shtatorit të 2021.
Gjithashtu studiuesit krahasuan një numër të barabartë adoleshentësh të pavaksinuar. U zbulua se tek adoleshentët e vaksinuar plotësisht ,7 deri në 21 ditë pas dozës së dytë rreziku i sëmundjes u zvogëlua me 93% në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të pavaksinuar.
Por 14 deri në 20 ditë pas aplikimit të dozës së parë , rreziku i Covid ishte 57 % më i ulët tek personat e vaksinuar, ndërsa rreziku i infeksionit ishte 59 % më i ulët tek adoleshentët e pavaksinuar, shkruajnë mediat e huaja. “Rezultate e studimit tregojnë se një javë pas dozës së dytë kjo vaksinë është më shumë efektive tek adoleshentët kundër Covid”, është shprehur profesori Ran Balitzer, duke shtuar këto të dhëna janë një argument i fortë në favor të vaksinimit të adoleshentëve për të parandaluar më tej përhapjen e Covid.