Vaksinat janë deri në 94 për qind efektive gjatë 6 muajve tek njerëzit që kanë pasur Covid-19. Njerëzit të cilët ishin të infektuar me Covid-19 dhe më pas morën dy doza vaksine kanë imunitet më të lartë kundër virusit sesa ata që kurrë nuk kishin infeksion natyral.
Shifrat nga përdoruesit e aplikacionit “Zoe Covid” ku qytetarët tregojnë eksperiencën e tyre me Covid-19, tregojnë se njerëzit që morën dy vaksina Pfizer/BioNTech pasi kishin kaluar sëmundjen kishin një ulje prej 94 për qind të mundësive për t’u prekur nga Covid-19. Për vaksinën AstraZeneca/Oxford, njerëzit që kishin pasur Covid-19 ishin 90 për qind të mbrojtur.
Shifrat tregojnë gjithashtu se të kesh kaluar Covid-19, por të mos vaksinohesh, jep 65 për qind mbrojtje kundër infektimit dhe mbrojtja zbehej pas 450 ditësh.
“Ky është një lajm vërtet pozitiv për nivelin e imunitetit dhe do të thotë që një numër i madh njerëzish do të kenë mbrojtje efektive dhe afatgjatë nga Covid-19. Kjo është gjithashtu një dëshmi e fortë për të mbështetur nevojën për vaksinim, edhe për ata që tashmë kanë pasur Covid-19,” tha Tim Spector në Kolegji “King,s” në Londër, i cili është shkencëtari kryesor në aplikacionin Zoe.
Ekspertët kanë shkruar se kjo është gjithashtu një dëshmi e fortë për të mbështetur nevojën për vaksinim, edhe për ata që tashmë kanë pasur Covid-19.(NewScientist, “Si”)