Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Dhërmi në drejtim të banesës së familjes Bua. Burime për mediet bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave nga persona ende të paidentifikuar ka mbetur i vrarë papagall i familjes.
Më herët kjo familje ka denoncuar grabitjen e pronave të tyre në zonën e Dhërmiut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.