Teksa vijon riaftësimin, pas operacionit të tendinës së Akilit në korrik, Leonardo Spinazzola u kthye të flasë për triumfin axurr në Kampionatin Evropian. Ky i fundit e pa atë të merrte medaljen e parë të artë, me vullnetin e shokëve të tij të kombëtares:

Kur e mora atë ishte shumë emocionuese. Ishte një gjest i bukur nga Chiellini dhe Bonucci, por edhe nga i gjithë ekipi, që dua t’i falënderoj përsëri. Ata më thanë se e meritoja. Në ato ditë përjetova një valë emocionesh të çmendura.

Për Silvia Toffanin, e cila e pyeti se çfarë ndjeu në momentet pas lëndimit të keq të tendinës së Akilit, Spinazzola rrëfeu: Pas 20 minutash i bëra një video-telefonatë familjes sime nga dhomat e zhveshjes dhe menjëherë buzëqesha përsëri, edhe pse ata i kishin sytë plot me lotë. Dëmtimi është pjesë e lojës, nuk e eviton dot. Megjithatë, unë shikoj përpara dhe kënaqem me atë që kam. Kjo pengesë më dha forcë të mëtejshme të brendshme dhe më bëri të rritem shumë. Tani ndihem si luan.

Anësori i Romës duhet të kthehet në fushë midis nëntorit dhe dhjetorit: Tani jam mirë, ky do të jetë muaji më i rëndësishëm, sepse do të më duhet të bëj më shumë punë cilësore sesa sasiore. I kam hequr patericat dhe tani po filloj të ec përsëri mirë.