Aurelien Tchouameni është duke kaluar një periudhë shumë të mirë me ekipin e Monaco dhe së fundmi edhe me Francën.
Performanca impresionuese e mesfushorit francez ka tërhequr vëmendjen e “Los Blancos” të cilët janë të interesuar për të gjetur një mesfushor me karakteristikat e Casemiros.
Monaco e bleu djaloshin nga Bordeaux për shifrën e 18 milion euro, por sot vlera e tij ka shkuar në 35 milion euro.
Me mesfushorin brazilian që nuk garanton edhe shumë vite, francezi do ishte ideali për ta zëvendësuar.