Honor 50 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ringjalljen e markës në tregun e brendshëm, dhe tani ky model i telefonit inteligjent po vjen në tregun evropian. Eshtë konfirmuar zyrtarisht se do të ndodhë më 26 tetor dhe se blerësit nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian do të jenë në gjendje ta blejnë atë të parët.

Honor 50 do të jetë i disponueshëm gjithashtu në Rusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerikën Latine dhe Malajzi, por datat e sakta nuk dihen ende. Honor 50 ka një ekran OLED 6.57 inç, me një ritëm të rifreskimit prej 120Hz, një kamerë kryesore prej 108 MP dhe një kamerë selfie prej 32 MP. Ai përdor sistemin operativ Android 11 të Google.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky do të jetë modeli i vetëm në seri që do të shfaqet në Evropë, pasi Honor 50 Pro me një ekran më të madh dhe karikim më të shpejtë thuhet se nuk është në keto plane.