Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.
“Të gjitha banesat janë të banueshme. Nga kryetari i bashkisë janë ngritur 3 grupe të verifikimit në terren. 2 prej ndërtesave të dëmtuara janë të njësive administrative. Ne jemi në kontakt me banorët e dëmtuar. Jemi të gatshme të ndihmojmë me materiale emergjente banorët nëse do të jenë të domosdoshme. Në përgjithësi janë ndërtesa të amortizuara, të prekura nga tërmetet e tjera. Bashkia, Prefektura dhe emergjencat civile janë pranë banorëve”, tha ndër të tjera ai.