DASHI: Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do të shkaktojë trazira, sidomos në sferën profesionale. Gjithsesi, kjo do të ndikojë në një përshpejtim ritmi në të gjitha fushat, si në çështjet personale, në ato profesionale, edhe në ato ligjore. Datat 12 dhe 13 do të kenë diskutime. Është e rëndësishme të shmangni shpenzimet e tepërta. Pas datës 7 do të keni një kalim të rëndësishëm të Venusit në shenjën tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit duan të përjetojnë vazhdimisht emocione të reja dhe mërziten shpejt nëse kanë në krah të njëjtin person çdo ditë. Data 10 është dita e duhur për të folur dhe për t’u kuptuar.

Muaj që do të karakterizohet nga lodhja fizike, por që fatmirësisht do të mbyllet më datë 30. Janë të shumtë ata që janë kuruar nga fryrjet, alergjitë dhe dhembjet e kokës që ju kanë shkaktuar probleme gjatë muajve të fundit. Mund të keni probleme me shtëpinë ose ndonjë të afërm.

DEMI: Muaj i qetë dhe interesant në përgjithësi, ndonëse 10 ditët e para të tetorit janë problematike në aspektin ekonomik. Sipërmarrjet e fundme ose edhe ato më të hershmet mund të mos kenë dhënë rezultate në aspektin ekonomik. Rreth datës 14 do të bëhet një mbledhje pune, ose do të reflektoni për t’i sqaruar më mirë gjërat. Datat 2 dhe 3 mund të karakterizohen nga tensione në planin personal. Do të keni vazhdimisht debate për sa i takon shtëpisë, kujdesit për fëmijët dhe shpenzimeve. Prej muajsh jeni ndër shenjat më me fat në dashuri, pasi bëni gjithçka për lidhjen.

Pas datës 7 do të vëreni një rikuperim psikofizik. Data 12 është e mbarë për të filluar një kurë. Por fundi i muajit, veçanërisht data, 23 do të jetë e vështirë. Nga datat 28 dhe 30 mund të keni shqetësime kalimtare shëndeti.

BINJAKËT: Një tjetër muaj i rëndësishëm për sa u takon çështjeve profesionale. Disa marrëdhënie pune, kontrata ose marrëveshje kanë ndryshuar prej 2 vjetësh. Tetori do të karakterizohet nga prakticiteti. Sigurisht që kjo varet edhe nga profesioni që keni dhe njerëzit nga të cilët rrethoheni. S’duhet harruar që jeni njerëz me intuitë të jashtëzakonshme. Tetori s’është muaj ndarjesh, as tensionesh, megjithatë do të keni disa debate kalimtare për gjëra të parëndësishme. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhënien tuaj, sidomos pas datës 18. Do të jenë kalimtare situatat në të cilat do të ndikojë profesioni në dashuri.

Ky muaj karakterizohet nga energjia dhe forca fizike, megjithatë ju këshillohet që herë pas here të ndaloni dhe të qetësoheni. Datat 23 dhe 24 janë të mbara për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj.

GAFORRJA: Ata që i shtrinë këmbët më shumë se jorgani, tashmë i shlyen detyrimet dhe mund të kenë ide të reja për t’u ngjitur në majë. Me gjasa, vjeshta e vitit 2021 do të jetë themeli i diçkaje të rëndësishme dhe të re. Datat 12, 13, 19 dhe 20 do të karakterizohen nga debate dhe diskutime, ndaj ruani gjakftohtësinë. Tetori nuk është një muaj që karakterizohet nga pasioni i madh, por kjo s’do të thotë që do të ketë situata të pazgjidhshme. Raportet që janë prej kohësh në krizë duhen zgjidhur njëherë e mirë, pasi në tetor dhe në nëntor do të udhëhiqeni vetëm nga zemra.

Do t’ju lodhin fizikisht tensionet e forta të muajit, duke ndier në ditë të caktuara ankth dhe nervozizëm. Për këtë arsye, nuk ju këshillohet të mundoheni së tepërmi në datat 12, 13, 19 dhe 26. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin, sidomos nëse vini re që keni shtuar në peshë.

LUANI: Ndikimi interesant i Marsit do t’ju mundësojë të zgjidhni çështje ligjore ose të merrni një përgjigje me karakter ekonomik. Mund të rinovoni një marrëveshje, ndonëse ka shumë rivalë. Nëse është ndërruar një drejtor, do t’ju duket sikur s’jeni të vlerësuar. Ata që kanë hequr dorë nga një projekt kanë mjaft dëshirë të rifitojnë kohën e humbur. Është çasti i duhur për të kërkuar ngritje në detyrë. Shfrytëzoni në maksimum datat 19, 20, 28 dhe 29. Këtë muaj, ndjenjat janë në plan të parë, ndaj dita e duhur për të folur për ndjenjat është data 10. Ky muaj karakterizohet nga dëshira për një histori të re. Stresi i shkaktuar nga puna do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale, sidomos në datën 28. Ata që kanë një lidhje jashtëmartesore duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi ka mundësi të moa ia hedhin paq.

Forca fizike do të jetë pak e luhatur në fillim të muajit, por do ta merrni veten në datën 11. Datat 18 dhe 24 janë interesante për të filluar terapi ose që të përpiqeni më shumë për shëndetin tuaj. Do të keni ndonjë shqetësim kalimtar shpine, pasi të lindurit në shenjën e Luanit e kanë pikë të dobët dhembjen e shpinës.

VIRGJËRESHA: Jeni aq të zënë profesionalisht, sa duket sikur gjithçka ka kaluar në plan të dytë. Është e rëndësishme që në datën 12 të sqaroheni me ortakë, bashkëpunëtorë ose përfaqësues. Mes datave 11-17 duhet të organizoni një takim sqarues. Janë ditë jashtëzakonisht të volitshme për ata që duan të rikuperojnë terren ose për të mbyllur marrëveshje. Duke filluar nga data 7, dashuria s’do të jetë më përparësia juaj. Ata që janë të martuar prej vitesh dhe kanë mosmarrëveshje, nuk bëjnë mirë që t’i lënë sqarimet pikërisht në këtë muaj. Ditët vendimtare për t’i dhënë dikujt duart janë datat 10, 17 ose 24. Ndonjëherë duhet të arsyetoni dhe ta pranoni realitetin.

Duhet të reflektoni sidomos gjatë mesit të muajit. Datat 16 dhe 17 janë goxha të lodhshme. Do të keni probleme edhe me kockat, por do t’ju shqetësojnë gjithashtu edhe zorrët dhe stomaku. Ngadalësojeni pak ritmin e punës, sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit.

PESHORJA: Pas datës 18, të gjithë planetët do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj. Nuk do t’ju mungojë guximi, duhet thjesht të mos tregoheni impulsivë dhe të përpiqeni ta shmangni ankthin. Data 6 do të jetë shumë interesante për të propozuar diçka të dobishme. Nëse ushtroni një profesion të lirë, mund të keni shumë mundësi që të bëni atë që doni. Do të gjeni zgjidhje për çështje ligjore dhe do të merrni lajme të mira. Më datë 10, të gjithë planetët e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj duhet të çliroheni nga pesha të kota, të veproni dhe të mos ngatërroheni në histori të pamundura. Duhet të jeni realistë, ndonëse data 19 do të karakterizohet nga kontradiktat.

Data 14 do t’ju dhurojë emocione të bukura, por ata që s’janë kujdesur për fizikun e tyre mund t’i ndiejnë pasojat tani. Problemet dhe lodhjen mund t’i kaloni duke iu përkushtuar paksa vetes. Mos e mundoni veten rreth datës 26, mund të keni ndonjë shqetësim me sytë. Shmangni edhe rrymat e ajrit në fund të muajit.

AKREPI: Është një muaj shumë i rëndësishëm për ata që duan të bëjnë një zgjedhje drastike. Duhet të vendosni, të bëni një kërkesë, o tani, o kurrë, sepse nga nëntori nuk do të keni më një situatë kaq favorizuese. Kuptohet që disa propozime duhen pranuar tani. Nëse jeni ngritur në detyrë, shfrytëzoni mundësinë për të bërë një kërkesë tjetër, një propozim. Ju pret një periudhë e ngarkuar me punë. Fatmirësisht keni një vullnet të jashtëzakonshëm për projekte të reja. Nga data 22-30, do të favorizoheni nga ndikimi i Diellit në shenjën tuaj. Bëni kujdes me paratë. Edhe dashuria zgjohet, madje do të keni mundësinë të bëni njohje të veçanta. Mërkuri do t’ju befasojë gjatë dy fundjavave të para të muajit, në datat 9, 11, 16 e 18. Të gjithë ata që janë vetëm prej kohësh do të kenë mundësinë për njohje të reja të këndshme. Vendoseni vetë nëse doni të keni një shoqëri të sinqertë apo një dashuri të madhe. Mund të ndahen çiftet që kanë probleme që në fillim të vitit, ndërsa ata që kanë një lidhje më të qëndrueshme duhet të sqarojnë disa gjëra. Ata që mbajnë fëmijë duhet të diskutojnë për shpenzimet e tyre. Të ndarët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët pas muajsh lufte.

Tetori është muaji i mundësive të arta! Do të jeni më të fortë, sidomos më datë 22 do të keni shumë energji. Nëse keni prej kohësh një problem, mundohuni të këshilloheni me një ekspert. Datat 26 dhe 27 janë data shumë të rëndësishme për shenjën tuaj.

SHIGJETARI: Kjo është një periudhë pozitive që do t’ju shoqërojë deri vitin tjetër. Tetori favorizon edhe ata që duan të eksperimentojnë një iniciativë të re, ose ndoshta edhe një punë të re. Shigjetarit nuk i pëlqen të përsëritë vazhdimisht gjëra, ndaj lind shpesh nevoja për të eksperimentuar. Ndryshimi është i bukur nëse jeni të gatshëm të pranoni të rrezikoni paksa. Ata që nuk mund të veprojnë sipas dëshirës për shkak të detyrimeve familjare ose përgjegjësive të ndryshme, tani mund të lirohen paksa. Ata që duan prej kohësh të ndërrojnë shtëpinë, mund ta bëjnë tani. Duhen shmangur debatet gjatë ditëve të ngarkuara, sidomos më datë 14. Tani keni mundësinë të bisedoni me një ortak për të sqaruar çështje të lëna pezull.

Në planin sentimental, tetori nuk është po aq favorizues sa dy muajt e fundit. Për historitë e qëndrueshme që vazhdojnë prej kohësh nuk do të ketë asnjë problem. Por nëse keni paralelisht dy lidhje, ose nëse nuk ju bind dikush, ruhuni nga polemikat që mund të lindin në datat 7, 8, 14 apo 26. Çiftet e ndara në pranverë do të debatojnë për para. Çiftet që janë dhënë pas punës dhe fëmijëve, tani duhet të gjejnë pak qetësi, intimitet dhe bashkëpunim. Të martuarit që po kalojnë një krizë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi do të rikthehen momente me tensione të forta. Vetëm pas datës 19 do të ketë pak qetësi. Historitë që lindin në tetor janë të vrullshme, por vetëm në fillim. Nëse jeni të vetmuar, mos kërkoni dashurinë e jetës, por vetëm një shoqëri të këndshme që të mos ju sjellë probleme. Pas datës 28 do të kapërceni shumë tensione. Në krahasim me muajt e tjerë, jeni shumë më të fuqishëm. Gjithsesi, nuk mund ta kryeni në tetor gjithçka që keni bërë gjatë muajve të fundit. Do të keni çaste shumë të lodhshme në datat 7, 8 dhe 26.

BRICJAPI: Ky është muaji në të cilin do të mund të zgjidhni shumë situata të mbetura pezull. Data 22 do të jetë shumë favorizuese për shenjën tuaj. Gjithçka do të qartësohet. Edhe të rinjtë që kanë nisur prej pak kohësh një punë, duken të kënaqur. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhënie me shefat, sidomos me ata të shenjës së Dashit dhe Peshores. Duke filluar nga vjet ju ka lindur dëshira për të bërë projekte të reja. Disa ditë duken më interesante se të tjerat dhe nuk do t’ju mungojnë energjitë. Do të arrini rezultate pozitive në varësi të punës që bëni. Muaj i mbarë për ata që duan të shesin ose blejnë, mjafton të jenë me shifrat e tregut.

Në dashuri vendosni ju, sepse tani keni në dorë letrat më të mira. Do të kapërceni vështirësi dhe mosmarrëveshje të vogla, pasi dashuria nuk do të ketë më pengesa. Tetori është muaji i duhur nëse doni të përjetoni një pasion të zjarrtë. Data 19 është fatsjellëse për ju, por edhe ditët e fundit të tetorit do të ndodhë diçka emocionuese ose e rëndësishme në fushën e ndjenjave. Historitë e forta nuk kanë pse druhen, por do të kenë një surprizë të vogël. Tetori është muaj interesant për ata që duan të martohen ose të bëjnë një fëmijë. Një muaj që kërkon aq shumë energji, sa mund të cilësohet si i pakontrollueshëm. Duhet të tregoni kujdes nga problemet që mund të sjellin stomaku dhe zorra e trashë. Gjithashtu, në mënyrë që të mos keni probleme me stresin, s’duhet të lodheni shumë. Jeni tipa që pëlqeni përsosurinë dhe kontrolloni gjithçka në detaje. Kjo mund t’ju bëjë nervozë.

UJORI: Duhet të tregoheni të kujdesshëm në çështjet me karakter financiar. Ata që kanë mundësi të shpenzojnë ca më tepër, mund të investojnë për një blerje. Qiraja e një shtëpie ose një zyre nga fundi i vitit mund të përbëjë një aventurë të re profesionale. Duhet të sistemoni dokumentet e mbledhura rrëmujshëm gjatë viteve. Nga këndvështrimi profesional nuk duhet t’i braktisni përvojat e reja, pasi muaji ju mundëson njohje të reja që nga data 7. Nuk përjashtohen kërkesat nga jashtë, por është e rëndësishme të bëni edhe vetë kërkesa. Për disa parashikohen fitime që mund të shfrytëzohen për të mbyllur kredi ose hua, ose thjesht të investohen në një projekt afatmesëm. Mundësitë që ofrohen në këtë periudhë meritojnë vëmendjen tuaj, sepse mund t’ju japin atë shtysën që e pritnit prej kohësh.

Ujori kërkon të sistemohet tani në planin sentimental. Ata që kanë një lidhje të bukur duan ta zyrtarizojnë atë, ndërsa ata që janë vetëm do të vazhdojnë me këtë status deri kur të gjejnë dikë për një lidhje serioze. Kush bashkëjeton prej vitesh me një Ujor, krejt papritur do t’i shohin këta të fundit me një sy tjetër. Po ndryshon diçka jo vetëm në sjellje, por edhe në mënyrën si e përjetoni dashurinë dhe jetën në përgjithësi. Tani Ujori është më i parashikueshëm, përllogaritës, më pak i shpërqendruar, vëzhgues i gjithçkaje që ndodh rreth tij. Madje është edhe më xheloz! Do të ketë rregulla të reja dhe stil të ri jete. Edhe forma fizike është më e mirë. Vetëm 9 ditët e fundit të tetorit janë të ngjeshura me presion, ndaj ju këshillohet të mos mbingarkoheni të dielën. Të sëmurët do të vënë re një përmirësim të lehtë nga data 17. Duhet të kuroni tensionin, do t’ju rikthehet pagjumësia. Jeta në përgjithësi do të përmirësohet.

PESHQIT: Situata është më pozitive në krahasim me muajt e tjerë. Tashmë e keni të qartë rrugën që duhet të ndiqni. Ata që punojnë më vete nuk do të bëjnë gabime të mëdha. Me gjasa po mendoni një projekt të ri, një program. Nuk do të mungojnë mundësitë për punë të pavarura. Edhe ata që janë vartës mund të bëjnë një kërkesë për t’u ngritur në detyrë. Do të ketë krizë profesionale vetëm nëse synoni të ndryshoni ortakë. Mos ngurroni nëse duhet të ndiqni një rrugë tjetër, pasi pas datës 22, Dielli është në favorin tuaj. Datat 26 dhe 27 janë mjaft të favorshme për të bërë propozime. Është çasti i duhur për të firmosur një marrëveshje, një kontratë. Të rinjtë duhet të përqafojnë mundësitë e reja. Mërkuri favorizon edhe ata që punojnë me përqindje.

Sërish puna ju merr shumë kohë, bashkë me çështjet praktike. Çiftet e reja duhet të zgjidhin një çështje praktike që ka lidhje me shtëpinë ose të ardhurat. Shkëputuni nëse rritet tensioni pas datës 14. Për marrëdhëniet kalimtare nuk ka shumë probleme, mjafton të mos e merrni shumë seriozisht dhe të argëtoheni. Por ata që kërkojnë dashurinë e jetës mund të ndihen të zhgënjyer ose të pasigurt nga njohjet e reja. Gjithsesi, nëntori do të jetë më i favorshëm në këtë drejtim. Mundohuni të mos e vini në dyshim një ndjenjë që do të lindë në javët e ardhshme. Tregohuni të duruar, pasi gjërat do të ndryshojnë gjatë muajit nëntor.

Muaj që kërkon forcë, sepse në aspektin profesional do të jeni shumë të ngarkuar. Ata që kanë një aktivitet të pavarur nuk do të ndalen për asnjë çast. Kjo gjë do t’ju lodhë disi. Gjithsesi, situata do të përmirësohet në datën 22. Ndonëse detyrimet dhe angazhimet janë të shumta, mundohuni të bëni gjithçka me shumë qetësi. Përndryshe, disa ditë, si data 13 dhe 14, mund të ndërlikohen.