Sipas L’Equipe, Mauro Icardi nuk është stërvitur me klubin mëngjesin e sotëm për shkak të problemeve familjare. Në fakt, dje ka ardhur lajmi se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara janë ndarë për shkak të një lidhje jashtëmartesore të ish-kapitenit të Inter-it.
Sipas medias franceze, Mauro duket se po e përjeton shumë keq vendimin e Nara-s për t’u larguar nga Parisi bashkë me fëmijët. Të shtunën, Wanda, që është edhe menaxherja e Icardi-t, e ka akuzuar futbollistin se e ka tradhtuar atë me një “kurvë”.