Thuhet se, që Partia Demokratike (PD) të mund të vijë në pushtet, Sali Berisha duhej përjashtuar prej Grupit Parlamentar sajë. Mënyra më e gjetur për diskretitimin e një të vërtete ulëritëse. Të mjerët demokratë kot që janë lodhur, kështu pushtetin nuk do ta cekin kurrë. Të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces dhe realiteti historik kërkojnë që PD të ndryshojë, të futet në një proces reflektimi te thellë. Largimi i ish liderit është prerje plastiko-kozmetike. SHBA foli pa doreza, e shpalli Non Grata. Nëpër studio televizive po luhet kukamshefti. Kërkojnë ta largojnë Saliun duke e heroizuara atë. Saliut i pëlqen kjo lojë zbavitëse.
Iu thotë SHBA më sillni faktet. Të ngjan si tek fabula, ku hajdutin e vjedhjeve të përsëritura e kapën në flagrance duke vjedhur një argjendari dhe i thanë:”Të kapëm me presh ne duar!”. Hajduti hapi duart ku mbante bizhuteritë e vjedhura dhe iu tha “Pse gënjeni?”. Ku janë preshët? Saliu e di shumë mirë cilat janë provat dhe përse është shpallur “Non Grata”. Ai di akoma më shumë se tufa me presh nuk tregohet e tëra, prandaj bërtet më sillni provat! Këtë e dinë analistët dhe politkanët. Para së gjithash është kërkuar që PD të distancohet nga Berishizmi si platformë politike, si mënyrë të menduari e të vepruari, në sjelljen e PD dhe të shtetit. Lidershipi dhe strukturat e PD duhet të denoncojnë Berishizmin, ta dënojnë atë dhe të ndahen prej tij me vendosmëri e nëse duhet edhe me “dhunë” institucionale dhe jo duke përkëdhelur sedrën e sëmurë të Saliut.
SHBA foli qartë: Sali Berisha e përdori shtetin për të pasuruar veten, familjen e bashkëpunëtorët dhe minoi demokracinë në Shqipëri. Analistët pro tij apo strukturat e PD nuk duan të dëgjojnë nga ky vesh, përkundrazi… Në këtë histori nuk duhet të bëjmë naivin. Shpallja ‘Non Grata’ nuk duhet parë thjesht si akt në vehtvete. Duhet ti shohim sjelljet e ngjarjet në kohën e historisë, në tërë hapësirën gjeostrategjike dhe të integruara. Na kujtohet kur Kongresmeni Republikan Lee Zeldin, në një seancë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, i kërkoi Sekretarit të Shtetit Antony Blinken informacione specifike.
Përgjigja e z. Blinken ishte e shkurtër, me gjuhe lakonike:”..anëtarët e Kongresit mund të drejtohen në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative.”. Kongresmeni shkoi, pa dhe heshti!.. I ranë bateritë. E si mund të anashkalohet ky detaj shumë i rëndësishëm?! Më tej, pas shpalljes Non Grata, janë zhvillimet me rendësi gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngjarjet të nxehta në Mal të Zi. Acarim disa ditor i situatës në kufirin Kosovë-Serbi. Rusia dhe Serbia janë ndier shumë aktivë, ethshëm po përpiqen të aktualizojnë oreksin e vjetër serb për porte në bregdetin në Adriatik, duke u përkundur në ëndrrën e Luftës Ballkanike të vitit 1912, kur trupat ushtarake serbe hynë në Shqipërinë Veriore dhe dolën në detin Adriatik. Dora e Rusisë dhe masha Serbe grishën në skenë fan tazmat e ideve nacional-shoviniste të Naçertanies se Grashaninit (prej vitit 1844!).
Një mit, i gr oposur nga UÇK dhe Aleatët në 3 qershor 1999, kërkon të ringjallet! Sa kontrast të shëmtuar ofrojnë foltoret e Saliut në sfondin e këtyre ngjarjeve! Siç e thotë populli: “Fshati dig jet, plaka krihet!”. Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera prej 1990 e deri sot. Tashmë duhet folur pa doreza. Në këtë teatër të zhvillimeve gjeostrategjike Sali Berisha është i tepërt, i pa dobishëm; me sa duket i dëmshëm si edhe herë të tjera!.. Shqetësimi i disa analistëve e politikanëve mbi sovranitetin e PD e të shtetit, mbi mos respektimin e statutit të PD; mbi god itjen e Saliut gjasme ikonë e demokracisë, patriotizmit dhe ndershmërisë pushtetare ngjajnë më se të tepërt, nuk ngjitin kurrkund. Ta pranojmë, nuk lidhet me naivitetin e tyre; nuk vjen as nga mungesa e informacionit. Më e pakta këta përtojnë të shikojnë e të vlerësojnë realitetin, e kanë më të lehtë të merren me mullinjtë e erës! Punë e tyre edhe pse bie erë të keqe!
JavaNews