Debati mes Ilirit dhe Semit e Donaldit vijoi për disa ditë në “Big Brother VIP Albania”. E gjitha nisi kur Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, i cili nuk e toleroi këtë veprim, madje nuk i pranoi as faljen. Më pas gjatë spektaklit, Donaldi dhe Semi thanë se ai ka kaluar kufijtë dhe ka bërë edhe shaka seksuale por nuk fal dot një veprim të tillë. Kjo solli ndërprerjen e komunikimit mes tyre, teksa një ditë vendosën t’i japin fund situatës pa u sqaruar. Mirëpo, tensioni është mëse i dukshëm dhe mes të 3 gjërat nuk janë si më parë. Së fundmi, Iliri është shprehur i shqetësuar për fjalorin dhe akuzat e bëra nga dyshja ndaj disa prej banorëve të tjerë. “Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithsesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok”,- tha Iliri.

Balerini u shpreh se ka konstantuar që dyshja kanë nisur një lojë, e cila sipas tij nuk është etike. “Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që ë afrojnë sa më shumë persona”.- shtoi Iliri. Paloma nga ana tjetër aprovoi argumentin e Ilirit teksa shtoi: “Tipa të tillë si ata të dy në jetën e përditshme unë i mbaj larg. Për mua karaktere të tilla janë vjellje.” /News31