Tirana ngjitet në krye të Abissnet Superiores falë fitores 2-0 ndaj Laçit në “Selman Stërmasi” Në fakt, të dy golat e sfidës i shënoi Laçi, por në portën e tij. Roganovic ishte i pafat kur topi përfundoi në këmbët e tij dhe në mënyrë të pavullnetshme e dërgoi në rrjetë.

E njëjta situatë u përsërit edhe në të 75-tën, me Ignjatovicin që në tentativë për të larguar rrezikun, e shtyu drejt rrjetës. Laçi, tashmë në vendin e parafundit, duhet të presë ende për fitoren e parë sezonale.