Jozefina Topalli nuk thotë se lufta që ka nisur Sali Berisha kundër Bashës do të sjellë një rindërtim të së djathtës, por thekson se debatet që kanë lindur brenda PD sjellin nevojën për rikthimin e vlerave, por me kë në krye? Në një intervistë për A2CNN ish numri dy i PD-së thotë se partia demokratike është kthyer në një forcë politike ku nuk lejohet debati, dhe as vota. Ajo shpreh bindjen se Basha do të largohet shumë shpejt nga drejtimi i PD-së.

‘Ajo që mbante emrin e PD, nuk kishte brenda më asgjë demokratike, në një forcë politike ku s’lejohet vota, nuk lejohet debati, ka frymë mbytëse dhe nuk konsiderohet asnjë forum dhe ku fyhet anëtarësia nuk ka asgjë demokratike. Dhe në një farë mënyrë kthehet në një moçal. Hapja e një debati për nevojën e një rindërtimi të së djathtës dhe rikthimin e vlerave të PD është gjëja më e bukur që do kishte nevojë urgjente spektri politik shqiptar. Kam bindjen se nëse kjo ecën në drejtimin e duhur do ketë impakt edhe në politikën shqiptare’.