Topi i Artë? Jam lodhur duke parë Messin ta fitojë atë. Patrice Evra del kundër dhënies së mundshme të trofeut për kampionin argjentinas. Sipas ish-lojtarit të Juventusit, ka kandidatë më të merituar. Nëse do t’ia jepnin atij, – tha Evra për Espn, – do ta justifikojnë këtë zgjedhje duke thënë se Messi fitoi Kupën e Amerikës. Por, çfarë bëri pjesën tjetër të sezonit te Barcelona?

Messi tashmë ka gjashtë Topa të Artë në vitrinën e tij, një më shumë se Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Albiceleste konsiderohet ndër favoritët kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz edhe këtë vit. Sipas mendimit tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë Jorginhos ose Kantes, – vazhdoi Evra, – jam i lodhur duke ia dhënë gjithmonë Leo Messit.

Trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann, është gjithashtu në të njëjtën linjë mendimi: Lewandowski e meriton Topin e Artë dhe mendoj se duhet t’ia japin atij, sepse në tri vitet e fundit ka pasur vazhdimësi më të madhe pozitive se kushdo tjetër.