Fakti që Tottenham interesohet për lojtarë të Juventusit nuk është befasi, pasi Fabio Paratici është në krye të bordit sportiv të skuadrës angleze.
“Zonja e Vjetër” po mendon të largojë sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata dhe “spurs” synojnë ta marrin atë në Londër.
Atletico Madrid nuk e ka atë në plane dhe është i detyruar t’i gjej një destinacion tjetër nëse Juventusi vendos mos ta blejë përfundimisht. Paratici ka kontaktuar me Juanma Lopez dhe duket se mundësitë janë reale që futbollisti të kthehet në Premier League ku më para ka luajtur për Chelsea.
Morata është opsioni i preferuar i Tottenham për të zëvendësuar Harry Kane. Ata do duhet ti paguajnë Atleticos një vlerë prej 35 milion eurosh.