‘Kunjat’ mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë qenë të pafundme në faltoren e Kuvendit, gjatë seancës parlamentare të mbajtur ditën e sotme.
Në fjalën e tij Basha i thotë Ramës që të fillojë edhe ai një foltore ashtu si Berisha! Më pas shton: “Thuaj se më ka marrë malli për Berishën dhe Metë, shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo tënden. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet, jam këtu për të qarë të shqiptarëve, as të Metës as Berishës as atyre që ju rrinë nga mbrapa ju.
Basha: Zonja kryetare ka diçka themelish gabim kur para se problemi i madh vjen këtu me të vetmin citim që ke mësuar përmendësh, je bërë kaq i lexueshëm sa të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin, Te PD se sa demokrat mbledh unë, të ka marrë malli ty? Thuajse më ka marrë malli për Berishën dhe Metë, shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo tënden. Bëni trekëndëshin e Bermudas dhe qani hallet, jam këtu për të qarë të shqiptarëve, as të Metës as Berishës as atyre që ju rrinë nga mbrapa ju. Ti dil hapur, a do ta plotësojnë demokratët të na kthesh pas, sigurisht që jo. Mua do m’kesh përballë që të munda në 2011, dhe të mbusha gropën Hajdi Sejdi, dhe aty doli që ishte bankomat, ti e di vet ku u arratisa për 3 javë. Ca miq i ke ti ca i kam edhe unë. Nëse të dukem i fortë është problemi jot, i dobët s’kam qenë naj her. Ti poshtron veten me mënyrën si flet këtu, faktet të poshtrojnë. Ja ku i ke faktet, tregoja tigrit të të japë. BE