Plas keq sherri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Këngëtarja Sheila Haxhiraj është konfliktuar me gazetaren Rudina Demneri (Paloma), duke kaluar edhe limitet, gati në përplasje fizike. Gjithçka nisi nga një lojë mes Sheilës dhe futbollistit Granit Cana, për të cilën Paloma kërkoi që të dinte më shumë. Pikërisht në këtë moment, Sheila ka ndërhyrë duke i kërkuar që të mos përfshihet në debat, për shkak se nuk ishte prezente. Kaq ka mjaftuar që përplasja mes të dyja të shkojë gati në prekje fizike.

Sheila: S’ke punë që të më bësh pyetje në një muhabet që ti rri e dëgjon pas dere. Nuk ishte fare prezente. Normale që e dëgjove ti…Zër pak be tani.

Paloma: Vazhdo kontraktohu. Je skemaxhie.

Sheila: Ti e shet veten për 5 follow më shumë.

Paloma: Je skemaxhie

Sheila: I ke vetë të gjitha. Zë bë në sy të njerëzve, kujton se janë idiotë dhe të besojnë ty.

Paloma: Ti kush je?

Sheila: Kjo që sheh ti këtu. Ta kthej përgjigjen në sy

Paloma: Kujdes me ofendime!

Sheila: Mos më thuaj mua zysha! Pozicionet me mua mos i merr. Turp të të vijë që zë vajzën tënde be.

Paloma: Turp të të vijë! Është pjella ime në fund të ditës. Më tregon mua followers. Tregoi fytyrën tënde publikut.

Sheila: Mos më ça kokën! Pse ça do bësh?

Paloma: Po ik moj…!

Sheila: Asnjë nuk kam parë që të zejë be.

Paloma: Hera e fundit që të dëgjoj të flasësh për fëmijën tim. Me fëmijën tim mbylle gojën. Është territori im jo i joti. Mbylle gojën.