Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti ka rrëfyer jetën e tij nga përballja me diktaturën e egër komuniste, e deri te largimi në SHBA, ku po qëndron prej rreth dy vitesh.
Një ndër arsyet që Zhiti u kthye në Tiranë është pikërisht libri i tij i titulluar “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, për të cilat shkrimtari thotë në emisionin “Kjo Javë” se i shkroi në qelinë e burgut, ndërsa ndodhej në një gjendje shpirtërore të zymtë.
“Janë poezi të shkuara në burg, fshehurazi, në kushte të jashtëzakonshme, anormale. Për të qenë më i saktë e i drejtpërdrejtë në kushte infernale, ku nuk lejohej të shkruaje, sidomos poezi. Sepse dy letra familjes të burgosurit e kishin të drejtën ta conin, dy letra në muaj. Letra të kontrolluara, që hapeshin e çoheshin të hapura në kutitë postare të burgut. Unë dënohesha për poezi. U ndërgjegjësova si poet, si cdo i ri që shkruan e ka dëshirë të botojë, por rruga nuk ishte e imja si cdo i ri, vazhdimi ishte humneror. Unë burgosem për poezitë e mia. Pata një ndërgjegjësim..” rrëfen Zhiti.
PYETJA: Mbërrini në Shqipëri pasi jeni larguar në fund të viti 2020. Si ju duket Tirana tani? Mbërrini me një qëllim, “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, është botimi më i fundit, me poezi…
Natyrisht malli është gjithmonë. Shpirtërisht nuk jam ndjerë i larguar, është një mbartje shtëpie, vendi im është brenda meje, gjuha ime, e shkruara në gjuhën shqipe, miqtë dhe kontaktet me shqiptarë, këtu dhe në SHBA janë të gjithmonta. Nuk ndihem i ikur. Ardhja ime është vazhdim i asaj jete, i atyre shqetësimeve.
Pyetja: Nëse nuk do ishte për promovimin e librit..
Zhiti: Jo, nuk më ka sjellë libri në shtëpinë time në Tiranë. Ndoshta vonova pak prej pandemisë, një shqetësim botëror, që i prishi të gjitha intineraret, i dha një tjetër fytyrë Botës e sjelljes së njerëzimit.
Pyetja: Ju vetë e keni kaluar Covidin?
Zhiti: Në mjedisin ku isha ishte ky shqetësim. Jam i vaksinuar, nuk kam patur ndonjë shqetësim deri më tani .
Pyetja: Si gjendeni në Amerikë?
Zhiti: Nuk është se doja të lajmëroja se po iki. Pasi i mbarova të gjitha punët të gjitha detyra, ndaj vendit tim, ndaj njerëzve ishte koha që të merrem më shumë me vetveten dhe kushtet i kishim të tilla që mund të zgjidhnim të jetonim edhe në një shtëpi tjetër, dhe këtë bëmë. S’kisha ndër mend të lajmëroja. S’përbënte lajm që unë po shkoj të jetoj diku tjetër.
Pyetja: Në fakt përbën lajm një intelektual që largohet, lë vendin e tij…
Zhiti: Jo, jemi të vendit tonë. Sot bota ka krijuar lehtësi që mund të punosh për vendin tënd nga kudo, pra ajo që thuhet shpesh e s’është ndonjë e re, ‘bota është bërë më e vogë’, mundësisht njeriu mos bëhet. E dua të them, atje u pranova nga shoqata e shkrimtarëve në SHBA dhe unë dhash një përgjigje. Kryetari i asaj shoqate, letrën e bëri publike dhe e botoi dhe u bë e njohur.
‘Dorëshkrimet e fshehta të burgut’, janë dorëshkrime të shkruara në burg për vitet e heqjes së lirisë, plot 10 vite.
Pyetja: Cfarë paraqesin në thelb këto poezi, janë shkruar në të fshehtë…
Zhiti: Janë poezi të shkuara në burg, fshehurazi, në kushte të jashtëzakonshme, anormale. Për të qenë më i saktë e i drejtpërdrejtë në kushte infernale, ku nuk lejohej të shkruaje, sidomos poezi. Sepse dy letra familjes të burgosurit e kishin të drejtën ta conin, dy letra në muaj. Letra të kontrolluara, që hapeshin e çoheshin të hapura në kutitë postare të burgut. Unë dënohesha për poezi. U ndërgjegjësova si poet, si cdo i ri që shkruan e ka dëshirë të botojë, por rruga nuk ishte e imja si cdo i ri, vazhdimi ishte humneror. Unë burgosem për poezitë e mia. Pata një ndërgjegjësim..
‘Vesi i poshtër’, ishte një ndër poezitë, që juve nuk do ua priste mendja se do ishit pas hekurave..
Po, kjo bëri të më ndërgjegjësojë për misionin më shumë se cdo gjë tjetër. Thash ‘unë po dënohem si poet, duhet ta vazhdoj këtë dënim’.
Pyetja: Po si i shkruanit, ku i ruanit?
Zhiti: Ju tregova që kishim të drejtë të shkruanim letra. Letra nuk kishte datë dhe kohë të caktuar, boll dy letra në muaj. Aty te këndi im i burgut. Dhoma ishte me 52 shtretër, dyshekë kashte në dërrasa, aty te qoshja ime që më kishin caktuar, hapja fletoren dhe shkruaja diçka që tjetri mund të mendonte se po bën një letër, a një punë të tijën.
Pyetja: A patët ndonjëherë kontroll për këtë pjesë?
Zhiti: Kontrollet në burg janë të përhershme. Bëhet një herë në muaj, kontroll gjeneral. Poezitë kanë historinë e aventurën e tyre.
Është një formë ditari…
Një ditar shpirtëror, pa data, por me ato gjendje që kapin një njeri të burgosur brenda televa me gjemba. Jam munduar të pasqyroj këtë gjendje këtë përditshmëri të zymtë, që nga rreshtat, mencat ku na çonin leximet, vrasjet sherret, spiunët, mirësia, ëndrra, dashuria, takimet, një përditshmëri të pazakonshme në një vend të pazakonshëm.