3 persona kanë humbur jetën pas infektimit me Covid 19, në vendin tonë, shifër më e ulët se ditët e kaluara. Vi ktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74 vjeç dhe një 70-vjeçar nga Tirana. 467 persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2.592 testime të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 në gjendje më të rënduar.

Vihet re rritja e rasteve të reja në bashkësi të vogla si Selenica, Kruja e Lushnja, përkatësisht me 36, 20 dhe 18 të infektuar në vetëm 24 orë: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnjë, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

Në Shqipëri, momentalisht numërohen 8.951 pacientë aktivë me Covid 19. Këtë fundjavë janë shëruar dhe 691 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160.130 që nga fillimi i epidemisë.