Mjeku i njohur, profesori Kita Sallabanda, tha se vaksinimi i fëmijëve duhet ndarë në dy kategori: 5-11 vjeç dhe 12-17 vjeç.

Sallabanda tha se fëmijët 5-11 vjeç kanë një imunitet të krijuar edhe nga vaksinat tradicionale, që krijojnë proteina të cilat i mbrojnë ato edhe nga Covid-19.

“Personalisht do të aplikoja vaksinën te moshat mbi 12 vjeç”, tha Sallabanda për Opinion.