Nga Piramida e Tiranës kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në një intervistë për Top Channel foli për ecurinë e punimeve në qendrën më të madhe të teknologjisë që po bëhet në Shqipëri. Ai tha se me Piramidën po bëhet revolucion.
“Nëse ne duam ta bëjmë revolucionin e kodimit ku djemtë e vajzat e Shqipërisë të marrin rrogat që kanë të ngjashmit e tyre jashtë. Piramida do të ketë 3 funksione. Funksioni i parë do të jetë kodimi. Te qendra “Tumo” ne kemi 1000 fëmijë tani që po kodojnë, ndërsa kemi edhe 400 të tjerë në pritje. Këtu e kemi kapacitetin për 5800 fëmijë. E dyta do të jetë një pjesë komerciale, jo në sensin e pazarit dhe dyqaneve por të kompanive që merren me kodim, dizajn, robotikë apo mekantronikë. Pjesa e tretë është pjesa e start up-e për të rinjtë që duan të fillojnë një biznes vetë”, sqaroi Veliaj.
I pyetur nga gazetarja për Kopshtin Zoologjik, kryebashkiaku zbuloi detaje të reja dhe tregoi se kur do të hapet për vizitorët.
“Kemi një Kopsht Zoologjik që më në fund u vu dorë. Humbëm pak kohë gjatë pranverës me ato shirat dhe këto ditë jemi penalizuar pak, por me shpresë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër ne do jemi gati me një Kopsht Zoologjik që është konceptuar komplet si në Perëndim. Njerëzit do jenë më të kufizuar dhe kafshët do të jenë më të lira. Do jetë një mega-surprizë që i shkon të gjithë atij investimi tek liqeni”, përfundoi Veliaj.