Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës dhe për të shkëmbyer ekspertizë! MUNI WORLD 2021 është një mundësi për të mësuar dhe për t’u ekspozuar ndaj informacionit dhe avancimeve më të fundit në industry, duke shijuar ekspozita tërheqëse dhe tour-e magjepsëse të Startup-eve në Izrael. Në MUNI EXPO 2021, morën pjesë kryetarë të bashkive nga bota, drejtues të korporatave, menaxherë financiarë, zyrtarë të informacionit, planifikues urbane, arkitektë, zyrtarë të sigurisë, arsimit, mirëqenies sociale, ekspertët akademikë, etj.
Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998, me të cilin ndau eksperienca pune në fusha sfiduese si përdorimi i teknologjive dhe zgjidhjeve inovative, qytetet smart, çështjet mjedisore dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, etj. “Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai – kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për #EuropeanYouthCapital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”, shkroi në Twitter Veliaj
Ftesës së kryebashkiakut, që një nga ndalesat e Kryebashkiakut te Tel Aviv-it të jetë edhe Tirana, në kuadër të EuropeanYouthCapital2022, Huldai e vlerësoi maksimalisht dhe e mirëpriti si një mundësi për të bashkëpunuar konkretisht në projekte të përbashkëta. Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Jewish Impact, Robert Singer, ku diskutuan bashkëpunimet e ardhshme midis Qytetit të Tiranës, Qendrës për Ndikimin Hebraik dhe luftës kundër Antisemitizmit. Ai zhvilloi takime edhe me Drejtoreshën e AJC, Avital Leibovich, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve tona për të promovuar sipërmarrjet e të dyja vendeve, me fokus në Smart Solution dhe startup accelerators. Pjesë e axhendës së takimeve ishin dhe dy kompanitë izraelite të biznesit, Big Mall Center si dhe ELta Ltd. MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.