Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Roberto Gualtierin , Kryetarin e sapozgjedhur të Romës. Përmes një postimi në twitter, Veliaj vlerëson Gualtierin si një person në lartësinë e sfidës dhe gati për të menaxhuar një kryeqytet të madh evropian.
“Një person në lartësinë e sfidës dhe gati për të menaxhuar një kryeqytet të madh evropian! Mezi pres të kemi edhe një përfaqësi nga Roma në aktivitetet për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë në vitin 2022. Forca”, shkruan Veliaj.