Mesfushori italian i PSG-së, Marcvo Verrati në një intervistë për Francë Info, ka folur për tashmen dhe të ardhmen e karrierës së tij futbollistike.
Italia i ka premtuar besnikëri klubit “parisien”, por nuk ka harruar klubin e Pescaras, atje ku hodhi hapat e para si futbollist profesionist duke u shprehur se në “perëndim” dëshiron të veshë sërish fanellën e klubit italian.
“Kam akoma kohë, por ajo që di është se do të qëndroj gjithmonë këtu, në Paris. Edhe pse (para se të mbyll çizmet) do të kthehem në Pescara, pas vitesh në këtë qytet të madh. Do të kthehem në shtëpi, tek miqtë dhe familja ime. Përveç kësaj, atje është deti, malet … Në futboll, pata mundësinë të luaja me dhe kundër kampionëve të mëdhenj (…). Unë u dashurova me PSG -në dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time. Erdha këtu kur isha fëmijë, vija nga një qytet i vogël dhe këtu gjeta gjithçka”, thotë ndër të tjera Verrati.