Duket se veshjet e frymëzuara nga “Squid Game” do të jenë tematika kryesore e Halloween-it. Megjithëse seriali filloi transmetimin gjatë muajit të kaluar, Design Bundles zbuloi se veshjet e “Squid Game” kryesojnë listën e kostumeve të preferuara për Halloween, shkruan CNN Pas “Squid Game”, veshjet e preferuara për Halloween ishin Catwoman, Harley Quinn, Joker dhe Spider-Man. “Kur filluam të investonim në seri dhe filma koreanë në 2015, e dinim që donim të shënonim histori të klasit botëror për adhuruesit tanë në Azi dhe në botë,” tha Minyoung Kim, nënkryetari i Netflix për Azinë Paqësorin, duke përjashtuar Indinë, javën e kaluar.

“Sot, Squid Game ka thyer çdo rekord përtej parashikimeve tona, duke u bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.