Virozat e stinës që po qarkullojnë kanë prekur të rritur dhe të vegjël.
Temperaturë, kollë me dhimbje fyti dhe deri frymëmarrje pak të rënduar janë këto shenjat e virozave që kanë prekur shumë qytetarë këto ditë, e i kanë vënë në alarm ata për Covid.
Ngjashmëria shumë e madhe e simptomave të virozëve dhe Covid në ditët e para ka bërë që të shtohet numri i testeve për të ndarë diagnozën.
Grupmoshat më të prekur janë ato aktive, individë që janë në punë por edhe nxënës të shkollave te mesme.
Nisur nga situata e qarkullimit paralele të dy infeksioneve virale, mjekja thotë se në dyert e qendrave shëndetësore po kërkohet shumë edhe vaksina antigrip ndonëse virus i gripit ende nuk është izoluar.
Pritet që këtë javë të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave antigrip.