Real Madrid pëson humbjen e parë në La Liga. Ajo vjen në fushën e Espanyol, në qytetin e rivalëve historik, Barcelona… Ndodh e pabesueshmja në një pasdite të çmendur, gati sureale, duke qenë se pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë, Reali zgjohet në të dytën, por është vonë, aq sa për VAR centimetrat prishin atë që mund të kishte qenë barazim…
Pas golave të De Tomas dhe Alex Vidal, në një mbrojtje “ho rror” të blancos, Benzema gjen 2-1 dhe më pas 2-2, por VAR anulon… Kështu që deri në fund, përpos sulmit të ekipit të Ancelottit, asgjë nuk ndryshon. Reali mbetet 17 pikë, Atletico e arrin në renditje dhe arratisje nuk ka!
Por kjo humbje e parë nuk pritej kështu!