Zajmina Vasjari një ndër emrat më të dashur për publikun për performancat e saj skenike por edhe për stilin personal të dukjes dhe jetës. Ajo është e ndjekur nga qindra mijëra fansa në rrjetet sociale dhe ndan me to jetën e saj si personazh publik por edhe si nënë e stiliste. Publiku e pa në ekranin e TCH në rolin e jurisë në spektaklin “Maskat” dhe që nga ajo kohë nuk ka marrë asnjë informacion për planet e saj.

Prej disa kohësh Zajmina i është përkushtuar bizneseve dhe familjes së saj, por sërish vazhdon të ketë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj. Së bashku me bashkëshortin e saj Klodin kanë sjellë në jetë dashurinë e tyre të vogël Khloe që tashmë ka mbushur tre vjeç.

Artistja do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në muajin e 5-të të shtatëzënisë, por ende nuk dihet se çfarë pritet të sjellë në jetë një vajzë apo një djalë. Por me siguri çifti dhe Khloe po presin me padurim që të bëhet me nje moter ose vëlla.

Zajmina ka realizuar dhe një photoshoot, ku duket mjaft në formë dhe se mund të themi që me zor presim! Kryefjala.com i uron bukuroshes shqiptare, shtatëzëni të mbarë!