Javier Zanetti ka dhënë një intervistë për DAZN gjatë eventit Ëembrace Sport. Zëvendëspresidenti i Inter-it është ndalur te momentet më të komplikuara dhe të vështirë të karrierës së tij.
Rimëkëmbje – Kam jetuar shumë momente të vështira, por janë ato që të japin frocën të ngrihesh përsëri në këmbë dhe të bëhesh më i fortë, ka thënë Zanetti.
Nëse duhet të zgjedh një, them dëmtimin e pësuar në Palermos, pothuajse në fundin e karrierës, kur kam këputur tendinën në thembrën e Akilit. Në moshën 39 vjeç mendonin të gjithë se ishte fundi i karrierës sime, por mendja ime ishte e projektuar te momenti i kthimit në fushë.
Sfidat – Kur dikush bën një karrierë si e imja, duke përfaqësuar një skuadër të madhe si Inter-i, të gjitha sfidat janë shumë të rëndësishme. Ka ndeshje të mëdha, shumë rivalitete, përqendrimi duhet të jetë gjithmonë maksimal.
Përballjet derbi, sfidat me Juventus-in, ndeshjet ndërkombëtare si finalja e Champions-it ku fiton ose humb, je një hap larg historisë ose jo. Do të thotë se duhet të japësh gjithçka nga vetja.