Zelanda e Re pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid të mësuesve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas një deklaratë të kryeministres Jacinda Ardern.
“Zelanda e Re po kalon periudhën më të vështirë në luftën kundër pandemisë deri më tani ,” tha Ardern para gazetarëve në Wellington.
Ajo tha gjithashtu se “ka një rrugë të qartë përpara” në muajt e ardhshëm, për një jetë me më pak kufizime dhe më shumë liri sapo vendi të arrijë një nivel më të lartë të vaksinimeve. Më herët, Zelanda e Re raportoi ulje të rasteve të reja. Vendi regjistroi 35 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1 622 që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 2.4 milion banorë të Zelandës së Re janë vaksinuar deri më tani, ose rreth 53% e popullsisë.