Tashmë është zyrtare, Facebook-u do ta ndryshojë emrin dhe lajmin e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg. Tashmë kompania do të njihet si “Meta”, tha ai. Po ashtu, do të ketë edhe një logo të re, një “M” në ngjyrë blu.
Ndryshimi i fundit është një përpjekje për të drejtuar vëmendjen drejt rrjetit “metaverse”, pasi i referohet një mori karakteristikash të realitetit të shtuar dhe virtual që pritet të jenë e ardhmja e rrjeteve sociale.
Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo lëvizje të jetë një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandalet e fundit që kanë dalë. Zuckerberg tha se emri “Facebook” nuk reflekton gjithçka që kompania ka bërë, duke sjellë vëmendjen edhe të aplikacionet e tjera si Instagram dhe platforma e realitetit virtual Oculus.