Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo është një ditë me rëndësi për të gjithë trojet mbarëshqiptare dhe diasporën shqiptare kudo nëpër botë.

Sipas Ballës mes datave 14 – 22 nëntor 1908 është mbajtur një kongres akademik në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Pjesëmarrësit në Kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare të kohës si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?Sot është dita Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Një ditë me rëndësi për të gjithë trojet mbarëshqiptare dhe diasporën shqiptare kudo nëpër botë.

Pikërisht mes datave 14 – 22 nëntor 1908 është mbajtur një kongres akademik në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Pjesëmarrësit në Kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare të kohës si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Pjesëmarrësit në Kongres vinin nga 23 qytete nga mbarë trojet shqiptare dhe standardizimi i gjuhës shqipe u kthye në një fakt pararendës të rëndësishëm të pavarësisë së Shqipërisë më 1912????

#ditaealfabetit
#festembarekombetare