Buxheti i vitit 2022 parashikon një fond prej 2,7 miliardë lekësh dedikuar vaksinave kundër COVID-19.
Buxheti 2022 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon të mbështesë planin e përgjigjes ndaj pandemisë, duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, si dhe duke siguruar barnat mjekësore në të gjithë strukturat.
Mbi 91.3 miliardë lekë është buxheti i Shëndetësisë për vitin 2022.
Ndërkohë, investimet për vitin 2022 shkojnë mbi 2.6 miliardë lekë dhe bashkë me financimin e BB apo organizatave partnere shkojnë në 3 miliardë lekë.