418 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 2,834 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar 164 raste në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin numërohen 7.422 pacientë aktivë. Koronavirusi shkaktoi tre viktima të tjera në 24 orët e fundit, tre qytetarë nga Tirana të moshave 49- 85 vjeç dhe një 65-vjeçar nga Fieri 65 vjeç. Ndërkohë janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189.044 që nga fillimi i epidemisë.