Arditi dhe Beniada kanë qenë ndër dyshet më të komentuara në Big Brother VIP.
Gjatë programit Beniada tha se nuk e sheh për më shumë, por pas kësaj deklarate ata gjithsesi ishin të afruar dhe pas daljes Arditi tha se e kanë lënë të njihen jashtë. Madje Beniadës i ra të fikët dhe nuk e përjetoi mirë daljen e Arditit.
Në një lidhje live për ‘Fan Club’ ishte edhe mamaja e njërës prej konkurrenteve të Bib Brother Vip, Beniadës, ndërsa në studio ndodhej edhe Arditi.
Linda Nishani, e pyetur nëse e shihte Arditin si një partner të ardhshëm për vajzën e saj nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë!
Ajo tha se vajza e saj tashmë është e rritur dhe mund të zgjedhë vet, ndërsa nga ana tjerër Arditin e cilëson si një djalë të mrekullueshëm, por vetëm kaq!
Linda Nishani: Të them të drejtën Beniada është 30 vjeçe dhe nuk është e vogël që unë ta mësoj. Arditi është një djalë i mrekullueshëm, me kulturë por dua të them që nuk mund të jap këshilla vajzës time, por megjithatë them unë që kur ka hyrë brenda në BBV ka thënë që nuk më intereson asnjeri dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhi.
Arditi: E kemi lënë që do njihemi jashtë, or kjo nuk nënkupton që do njihemi më tepër se shokë, mund të ketë diçka por duhet parë kur të dalë Beniada.
Linda Nishani: E le në dëshirën e fëmijës tim, nuk është 17 vjeçe, vendos vetë.