Opozites: Behuni pjese e platformes, bashkeqeverisim ne menyre inovative
Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot ne Kuvend per Ligjin per Bashkeqeverisjen, te cilin e konsideroi nje ligj te lidhur teresisht me qytetarin dhe sipermarrjen dhe jo me administraten.
“Ligji ne thelb eshte instrument ne duart e qytetareve dhe sipermarrjes, eshte realisht prone e tyre, qe iu jep mundesine te kene kontakt te drejtperdrejte te verifikueshem, transparent, me administraten, me qeverine, per te kerkuar qofte te drejten e shkelur, qofte te drejten e vonuar, qofte cilesine e sherbimit”- tha Ahmetaj.
Ta bejme ushtrimin e thjeshte: nese nje qytetar votues i PS, PD, i qendres etj, nuk e gjen te drejten ne zyren e sherbimeve publike kudoqofte, ca ndodh me te? Ben kilometra te tere te takoje deputetin, te takoje drejtorin e pergjithshem apo ministrin ne Tirane, dhe deputeti i opozites s’i pergjigjet dot se eshte ne opozite, deputeti i maxhorances ka shume pune ne duar, keshtu qe ju kemi hequr nga kurrizi te gjithe qytetaret qe kane votuar per ju, sepse tani kane platformen e tyre gjitheperfshirese, bashkeqeverisjen, qe ju te mos i thoni me qe nuk keni mundesi.
Ndersa duke iu drejtuar opozites, Ahmetaj i ftoj ata ta votojne ligjin dhe nepermjet platformes te behen pjese e bashkeqeverisjes. “Te dashur deputete te opozites ju keni nje mundesi shume te madhe tani, do beheni pjese e platformes se bashkeqeverisjes, do bashkeqeverisim nepermjet platformes. Do t’ju lutesha te beheni pjese, mos e refuzoni bashkeqeverisjen ne favor te shqiptareve. Shtyjini qytetaret ta perdorin platformen, eshte inovacion”.
Ahmetaj sqaroi se miratimi i ligjit e ben taksative zbatimin, duke favorizuar qytetaret dhe sipermarrjen per sherbime cilesore nga administrata.
“E kishim me VKM, tani e beme me ligj, eshte taksative dhe do ti sherbeje cdo qytetari ne Republiken e Shqiperise dhe do na ndihmoje se bashku te permiresojmr sherbimet e administrates ndaj qytetarit, te ulim korrupsionin ne dyert e institucioneve lokale apo qendrore dhe ne finale do t’ju japim te drejten te vini ketu me aksesin publik qe keni dhe per ne do jete kenaqesi qe ju u bete pjese e bashkeqeverisjes nepermjet platformes. E kuptoni sa e thjeshte eshte bashkeqeverisja?
Bejeni tuajen platformen, shfrytezojeni ligjin per te na kerkuar llogari dhe treguar se ku deshtuam. Por do vini ketu me shifra, jo me burimin Partia Demokratike, por burimi Platforma e Bashkeqeverisjes, e bere me ligj. Dhe kur te na vini ne ndonje rast me shpatulla per muri, ne do themi po, kjo eshte bashkeqeverisja qe kemi enderruar ne menyre inovative, jo tradicionale. Eshte mundesi e arte per te kritikuar administraten dhe sherbimin, ne favor te qytetareve. Hajdeni te bashkeqeverisim nepermet platformes, Platforma eshte e juaja, eshte e jona, po mbi te gjitha eshte e qytetareve.”- tha zv.kryeministri