Trajneri italian Allegri ka folur për momentin e Juventusit: “Ditët e grumbullimit na kanë munguar pak këtë verë. Më pëlqejnë këto sfida, ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Çdo humbje ka historinë e saj dhe duhet analizuar mirë. Paraqitjet nuk kanë qenë të këqija, por nëse pëson shumë gola, diçka mungon.
Ndeshja me Zenitin nuk është një pikë kthese, duhet të jetë normaliteti, që fatmirësisht e kemi në Champions, por jo në Serie A. Ndeshjet në kampionat janë tani të gjitha “pika të kuqe” për ne, derisa të gjejmë vazhdimësinë mendore. Duhet të jemi realistë dhe praktikë. Ndeshjet tona në Serie A kanë qenë gjithmonë të hapura dhe kjo nuk është mirë”.
Allegri u pyet se si do ta ndalonte Vlahovicin: “I them bravo, shifrat e tregojnë këtë, por ne kemi mbrojtës të shkëlqyer. E vetmja ndeshje në të cilën patëm qasje të gabuar ishte ndaj Verona. Problemi ynë i vërtetë është të mos e “heqim prizën” kur kalojmë në epërsi, sepse aty bëhemi të pambrojtur”.
Duke qëndruar te tema e sulmuesve, trajneri fokusohet tek Dybala: “Paulo e gjeta të pjekur dhe të etur, stërvitet në mënyrën e duhur çdo ditë. Ai është rikuperuar mirë nga dëmtimi. Ju gjithmonë luani ashtu si stërviteni. Morata? Më në fund shënoi, shpresoj ta bëjë këtë vazhdimisht. Kaio Jorge po vazhdon rrugën e tij, është fizikisht më mirë, mund të jetë sulmuesi i parë ose i dytë”.