Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Angli-Shqipëri qê po zhvillohet në “Wembley”.

Një sfidë ku Anglia ka dominuar totalisht takimin duke triumfuar deri më tani me rezultatin e thellë 5-0.

Golat për Anglinë janë shënuar nga Maguiere, Foden, dhe tripleta e Harry Kane.

Vlen të theksohet se i vetmi rast për Shqipërine ishte ai i Myrto Uzunit që i vetëm përballë portierit nuk arriti dot ta dërgojë topin në fund të rrjetës.

Një pjesë e parë për tu harruar për Shqipërinë. (TemA)