Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot mesazhin e avokates Eni Çobani, e cila i bëri apel qytetarëve të vaksinohen.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe sigurisht nuk kam hyrë në kuadrin e atyre qytetarëve që janë mosbesues, por në fakt prita pak deri në momentin që unë besova realisht se vaksina duhej bërë”, tha Çobani.

Avokatja Çobani u shpreh se “besoj se kam qenë nga të parat që kam bërë vaksinat familjarisht dhe që sot them që kam bërë jo vetëm një detyrë qytetare por edhe veprimin më të mirë për shëndetin tim”.

Duam apo s’duam, vijoi Çobani, ne jemi njerëz që jetojmë në komunitet dhe duke qenë në komunitet jemi të detyruar të respektojmë lirinë dhe detyrimin ndaj njëri- tjetrit dhe liria në vetvete është e drejta e jetës.

“Sa më shpejt vaksinohuni se shpëtoni jo jetën tuaj, por edhe jetën e njerëzve tuaj të dashur”, tha Çobani.