Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot mesazhin e ish-volejbollistes së njohur Ela Tase, e cila i bën apel qytetarëve të vaksinohen.
“Vaksinimi është i vetmi shpëtim për jetën dhe shëndetin për secilin prej nesh. Humbëm njerëz të dashur e të shtrenjtë pa radhë e pa moshë, pa arritur dot mbërritjen e vaksinës ndaj COVID-19”, thekson Tase.
Ish-volejbollistja Tase shprehet se “një peng i madh sepse nëse do ishin vaksinuar mund të ishin mes nesh. Vlerësojeni jetën, ajo është e shtrenjtë”.
Në vendin tonë vijon procesi i vaksinimit, ku prej 1 nëntor po kryhet edhe aplikimi i dozave të treta për personat mbi 60-vjeç dhe po ashtu edhe vaksinimi i të miturve mbi 16 vjeç dhe për ata nga 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.