Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për grupet vendore të veprimit. Kjo konsiston në bashkimin e një komuniteti rural dhe në shprehjen e një dëshire të përbashkët, që do të thotë investime për arkitekturën e zonës, apo shtrimin e rrugëve.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e parakushteve për krijimin e funksionimin e grupeve vendore të veprimit, të cilat do të mundësojnë, përmes partneritetit lokal e parimit nga poshtë-lart, përfshirjen e komuniteteve lokale në identifikimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit rural të udhëhequra nga vetë komuniteti në varësi të nevojave të tyre.

Po ashtu marrjen e vendimeve për alokimin e burimeve të tyre financiare dhe menaxhimin e tyre bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimin e një mjedisi për investimet në zonat rurale nga vetë komuniteti, ngritjen e kapaciteteve vendore, si dhe zbatimin e strategjive lokale të zhvillimit përmes projekteve lokale.