Nuk do të jetë Neymar në radhët e Brazilit që do të përballet me Argjentinën në ndeshjen e madhe kualifikuese të Botërorit 2022. Fushata eliminatore e Amerikës së Jugut vë përballë njëri-tjetrit nesër në “San Juan” dy gjigantët e futbollit të këtij kontinenti. Numri 10 i Selecao ka një shqetësim në kofshën e tij.
Ai u largua gjatë stërvitjes së radhës dhe trajneri Tite, pas një konsultimi me stafin mjekësor, vendosi të bëjë pa të ndaj Argjentinës, duke qenë se, ndër të tjera, Brazili tashmë është kualifikuar për
“Katar 2022”. Neymar do të rikthehet në Paris të mërkurën, ndërsa Philippe Coutinho duhet të luajë nesër, por nuk mund të përjashtohet që Tite të zgjedhë një qasje më sulmuese, duke hedhur në fushë Vinicius Junior.