Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga 41-vjeçarin L.N., i cili akuzohet se i ka vjedhur në stacionin e autobusit telefonin një 20-vjeçarje.
Po ashtu nga hetimet, është zbuluar se 41-vjeçari ka kryer dhe dy vjedhje të tjera gjatë muajit Nëntor.
“Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.; Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.”, sqaron policia.