Në fund të fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, Kryeministri Rama tha se meritokracia është një arritje shumë e madhe në vitet e fundit për policinë në vend.
“Rekrutimi në policinë e shtetit tashmë kalon vetëm përmes rrugës së meritës. Tani është qe qartë se partia në pushtet, ministrat e saj, deputetët e saj nuk kanë më asnjë fuqi që të fusin një njeri në polici thjesht për hatër. Është rritur cilësia e punës së SHBÇBA, që me ligjin e ri bëhet edhe më e rëndësishme. Puna e bërë dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë nga ky shërbim se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Nga ana tjetër kemi aspektin e rëndësishëm të vlerësimit të vazhdueshëm të meritës edhe brenda për brenda.