Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar vetëm katër raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1.058 testime
Në të gjithë vendit tani për tani janë 424 raste aktive. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e virusit.
Njoftimi i plotë:
15 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 424