Pierre-Emerick Aubameyang është pjesë e Arsenalit prej vitit 2018. Sulmuesi nga Gaboni ka zbuluar një prapaskenë interesante të ndodhur disa vite më parë.
Tottenham u interesua për shërbimet e tij, por akordi nuk u arrit në fund. “Disa vite më parë isha shumë afër firmës me Tottenham.
Nuk ia kam idenë se çfarë nuk funksionoi, por tani luaj për Arsenalin dhe jam i lumtur. Oferta e Tottenham erdhi kur isha pjesë e Saint-Etienne.
Më ftuan në Londër, vizitova qendrën stërvitore dhe stadiumin, mendoja se kalimi te Tottenham ishte çështje e mbyllur.
Gjithsesi, një ditë më vonë nuk më telefonuan më, por siç e thashë, gjithçka është në rregull dhe jam i lumtur se si kanë shkuar gjërat për mua.
Jam i kënaqur që jam pjesë e Arsenalit, karikohem gjithmonë në maksimum kur luaj kundër Tottenhamit.
Çfarë do zgjidhja midis kalimit te Tottenham dhe tërheqjes nga futbolli? Dihet përgjigja, do tërhiqesha… “, deklaron sulmusi i “Topçinjve”.